I lindur më 14 nëntor 1995, në fshatin Puset e Nikës, në Komunën e Hanit të Elezit.
Shkollimin fillor e ka përfunduar në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Ilaz Thaqi” në Han të Elezit, ndërsa arsimin e mesëm e ka përfunduar në Shkollën e Mesme të Lartë “Dardania”, po në Han të Elezit.
Studimet universitare i ka vazhduar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin Filozofik, në drejtimin Sociologji, ku ka përfunduar studimet Bachelor. Aktualisht është pranë përfundimit të studimeve të nivelit Master në Sociologji, në të njëjtin fakultet.
Në angazhimin e tij publik dhe politik, që nga tetori i vitit 2025, Sherif Bushi ushtron detyrën e Asambleistit në Kuvendin Komunal të Hanit të Elezit, ku përfaqëson qytetarët e komunës dhe kontribuon në proceset vendimmarrëse dhe zhvillimore në nivel lokal.
Me formimin e tij në fushën e sociologjisë dhe angazhimin në institucionet lokale, Sherif Bushi synon të kontribuojë në zhvillimin e komunitetit dhe në përmirësimin e jetës sociale dhe institucionale në Komunën e Hanit të Elezit.