E lindur më 1 shtator 1993 në Han të Elezit. Ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin AAB, si dhe studimet Master në fushën e së Drejtës Penale.
Gjatë viteve 2018–2021 ka shërbyer si Drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Hanit të Elezit, ku është angazhuar në përmirësimin e shërbimeve dhe mirëqenies së qytetarëve.
Pas përfundimit të mandatit, ka vazhduar angazhimin profesional në fushën juridike. Aktualisht është e angazhuar në një zyrë avokatie në Kaçanik.
Këshilltare Komunale dhe Shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin Komunal të Hanit të Elezit.