I lindur më 28 janar 2002 në Han të Elezit.
Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në Han të Elezit, ndërsa aktualisht është në përfundim të studimeve në Fakultetin e Shkencave Politike në Prishtinë.
Ka përvojë profesionale si gazetar hulumtues, ku është angazhuar në trajtimin e çështjeve që lidhen me qeverisjen lokale, transparencën, luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e mjedisit.
Në zgjedhjet lokale është zgjedhur ndër asambleistët më të votuar në Komunën e Hanit të Elezit, ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) renditet ndër kandidatët më të votuar në historinë e degës së LDK-së në Han të Elezit.
Si asambleist, angazhohet për transparencë, llogaridhënie, mbrojtjen e interesit publik, zhvillimin e qëndrueshëm lokal dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Hanit të Elezit.