I lindur me 01.11.1980 në Shkup, jeton dhe vepron në Han të Elezit.
Shkollën Fillore dhe të Mesme i përfundoi në Han të Elezit, ndërsa Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës në drejtimin Sociologji dhe Filozofi. Po ashtu ka përfunduar edhe studimet Master në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në drejtimin Sociologji.
Si nxënës i shkollës së Mesme mori pjesë në disa protesta dhe demostrata kundër okupatorit serb, ndërsa në moshën 18 vjeçare ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kurse sot Veteran Luftëtar i UÇK-së.
Nga viti 2004 punon si profesor i Sociologjisë dhe Filozofisë me logjikë në Shkollën e Mesme të Lartë “Dardania” në Han të Elezit, për disa vite ka ligjëruar edhe Psikologji, Edukatë Qytetare, Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, Orientim në Karrierë dhe Sociopatologji.
Nga viti 2019 deri 2021 ishte anëtar i Kuvendit të Komunës, po ashtu nga 12 Tetori i vitit 2025 është zgjedhur anëtar i Kuvendit të Komunës në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, gjithashtu edhe anëtar i Komitetit për Komunitete.
Nga viti 2000 është angazhuar në politikë, duke qenë pjesë e strukturave partiake, por për disa vite ka qenë edhe pjesë e Shoqërisë Civile, në fillim si aktivist në Iniciativën Rinore “Zgjohu”, pastaj themelues i OJQ-së Spektri, inicues dhe udhëheqës i Kuvendit unifikues të të gjitha OJQ-ve në Han të Elezit në themelimin e KVRL-së (Këshilli i Veprimit Rinor Lokal) bashkë me shokë të tjerë.
Pjesëmarrës në qindra trajnime dhe seminare vendore dhe ndërkombëtare në fushën e arsimit, ekonomisë, politikës, teknologjisë informative, kulturës, sportit etj.
Trajner për Kurrikulën e Re nga MASHT-i, Trajner për Ekipet Vepruese për Siguri në Bashkësi nga ICITAP-i Amerikan dhe OSBE, Trajner i Vlerësimit Formativ (VpN) nga KEC-i, i financuar nga USAID.