Hani Elezit 03.02.2012
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma dhe Kryetari i Bashkësisë Islame e komunës së Hanit të Elezit Dr.sci. Musa Vila nënshkruan sot ,,Marrëveshje për Heqjen e Shpenzimeve të Varrimit”.
Pas propozimit të kryetarit të komunës Rufki Suma, si dhe miratimit nga Kuvendi i Komunës në seancën e fundit, komuna e Hanit të Elezit me këtë marrëveshje me Bashkësinë Islame do të hjek të gjitha shpenzimet e varrimit për tëgjitha rastet mortore për qytetarët e komunës së Hanit të Elezit.
Me këtë marrëveshje e cila do të fillon të implementohet nga 1 Shkurti i vitit 2012 palët nënshkruese pajtohen që këto shpenzime të jenë në vlerë prej 170.oo€.
Sipas marrëveshjes komuna merr obligim që mjetet e shpenzimeve të varrimit t’i deponon në xhirollogarinë e Bashkësisë Islame sipas numrit të çertifikatës së vdekjes çdo tre muaj,ndërsa bashkësia Islame zotohet se do të kryej të gjitha obligimet për çdo rast mortorë në përputhje me rregullat e varrimit të fesë islame.
Pas nënshkrimit të kësaj Marrveshje të dy palët u deklaruan se po bëjnë një gjest human që gjithsesi do të ketë jehonë të mirë te qytetarët e Komunë së Hanit të Elezit.
Kryetari i Komunës Rufki Suma tha me këtë marrëveshje kemi dëshiruar që familjarëve me raste mortore të ju lehtësojmë sado pak brengat e tyre ,duke pasë gjithnjë parasysh gjendjen gjithnjë e më të rendë ekonomike në familjet tona.
Duke Uruar për këtë Marrëveshje kryetari i Bashkësisë Islame z.Vila tha se ,në shumë raste obligimet e bashkësisë islame ndaj qytetarëve në rastet mortore janë kryer edhe falas , gjithnjë duke pasë parsysh gjendjen ekonomike të atyre familjeve.
Sigurisht se kjo marrveshje do të ndihmojë ata qytetarë të cilët kanë këto brenga ,por edhe bashkësinë Islame pasi që po lidhim një marrëveshje institucionale .
Sigurisht se kjo marrveshje do të ndihmojë ata qytetarë të cilët kanë këto brenga ,por edhe bashkësinë Islame pasi që po lidhim një marrëveshje institucionale .
Zyra për Informim