Hani i Elezit 18.07.2013
Nënkryetari i komunës së Hanit të Elezit Muzafer Dernjani, priti sot në takim pune Zyrtarë nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës të udhëhequr nga z.Hajrush Kurtaj Drejtor i Departamentit për Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak, Nënkolonel Enver Dugolli, si dhe Nënkolonel Sandler Johan dhe Marte Kepe këshilltarë të NATO-s në kuadër të FSK-së.
Qëllimi i kësaj vizite është që të bëhet një vizitë në vendëpunishten për të parë se si është duke i implementuar projekti Hapja,Trasimi dhe Zgjerimi i rrugës Paldenicë –Neqavcë –Dremjak i cili është duke u realizuar nga FSK-ja tha z.Hajrush Kurtaj Drejtor i Departamentit për Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak.
Ai tha se në politikën zhvillimore të qeverisjes së mirë të MFSK-së, FSK-ja përpos aktiviteteve dhe përgjegjësive tjera të parapara me ligj, në kuadër të Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak zhvillon edhe projekte në bashkëpunim me komunitetet dhe Komunat e Republikës së Kosovës.
Projektet tona të përbashkëta kanë për qëllim që përmes punës, të promovojnë vlera të një shoqërie të lirë dhe demokratike, ku qytetari i Kosovës të jetë përfituesi kryesor i këtij lloj bashkëpunimi. Asetet tona teknike dhe humane, të parapara për mbështetje të projekteve, do t’i vejmë në funksion të implementimit të projekteve dhe kërkesat që do të rrjedhin për ky lloj bashkëpunimi të cilat janë reale dhe në përputhje me mundësitë e FSK-së tha z.Hajrush Kurtaj Drejtor i Departamentit për Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak.
Ndërsa nënkryetari Dernjani shfrytëzoi rastin që në emër të banorëve të komunës së Hanit të Elezit të falënderojë FSK-në në angazhimin e tyre për të implementuar këtë projekt. FSK-ja është duke bërë edhe një punë jashtëzakonishtë të mirë,të ndihmoj komunën e Hanit të Elezit, që t’i japin zgjidhje e realizimit të këtij projekti. Angazhimi i FSK-së ka pasur jehonë shumë pozitive tek banorët e komunës sonë dhe shpresojmë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen tha z. Dernjani.