Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma priti në takim pune z.Jonathan Caar, Kryeshefi Ekzekutiv i Njësisë së Informacionit të Pushtetit Lokal (LGiU) të Britanis së Madhe dhe z.Andy Johnston shef i operacioneve të Njësisë së Informacionit të Pushtetit Lokal (LGiU).
Ata ishin të shoqëruar nga z.Besnik Tahiri Drejtor ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale
Takimi kishte karakter të informimit të ndërsjell të funksionimit të Qeverisjes Lokale.
Për musafirët nga Njësia e Informacionit të Pushtetit Lokal (LGiU) ishte në interes përvojat e komunës së Hanit të Elezit në funksionimin e pushtetit lokal si dhe praktikat në menaxhimin me sfidat të cilën e kanë përcjell komunën e Hanit të Elezit nga themelimi i sajë.
Duke iu përgjegjur këtij interesi kryetari i komunës Rufki Suma tha se Komuna e Hanit të Elezit ka përballuar shumë sfida duke filluar prej konstituimit si institucion funksional për të vazhduar me problemet jetike në interes të banorëve të saj.
Sot komuna e Hanit të Elezit sipas vlerësimeve si të institucioneve vendore por institucioneve ndërkombëtare të cilat kanë bashkëpunuar me ne gjatë këtyre viteve, vlerësohet si storie e suksesit.
Megjithatë kryetari Suma i njoftoi musafirët edhe me problemet aktuale të cilat vijn nga mosharmonizimi i ligjeve të nivelit qendrorë me atë të nivelit lokal të cilat në shumë raste pengojnë funksionimin normal të komunave.
Kryetari Suma me këtë rast falënderoi z.Besnik Tahiri Drejtor ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale e cila përmes këtij instituti ka mundësuar trajnime për stafin e komunës së Hanit të Elezit që ka qenë shumë e mirëseardhun .