Zyrtarë nga Forumi për Iniciativa Qytetare të udhëhequr nga znj.Dajana Berisha Drejtore Ekzekutive, z.Kushtrim Puka, Menaxher i programeve dhe znj.Merita Mustafa Zhvilluese e programit, vizituan sot Komunën e Hanit të Elezit.
Ata u takuan me kryetarin e komunës Rufki Suma ku ishin prezent edhe nënkryetari i komunës Menduh Vlashi dhe Drejtori i DUK-së Miqail Vila,
Në takim u bisedua lidhur me aktivitetet e FIQ-it, si dhe mundësin e bashkëpunimit në fusha ku mundë të kontribojë FIQ-i përmes programeve të tyre.
Ishte vlerësim i përbashkët se qytetarët duhet të jenë të angazhuar në proceset zhvillimore në komunitet përmes aktivizmit qytetar, iniciativave të ndryshme e diskutime publike në mënyrë që të sigurohet zhvillim i qëndrueshëm si dhe transparencë e llogaridhënie.
Zyrtarë nga Forumi për Iniciativa Qytetare pas takimit me kryetarin Suma zhvilluan edhe një tryezë diskutimi me qytetarët e komunës së Hanit të Elezit.
Me këtë rast u identifikuan shumë qështje ku Forumi për Iniciativa Qytetare në bashkëpunim me komunën e Hanit të Elezit mundë ti adresojë në interes të komuniteti