Duke iu përgjigjur kërkesës së Kryetarit të Komunës së Hanit të Rufki Suma drejtuar Ministrisë së Forcave të Sigurisë së Kosovës për pastrimin e zonave të minuara, sot në komunën e Hanit të Elezit qëndruan zyrtarë të Lartë të Qendrës Koordinuese të Deminit të FSK-së.
Kolonel Skender Hoxha , Ahmet Sallove Shef i Qendrës Koordinuese të Deminit të FSK-së,Musa Spahiu Inspektorë Qendrës Koordinuese të Deminit të FSK-së dhe Kapiten Zekirija Shkreta u pritën nga Kryetari i Komunës Rufki Suma .
Në takim u vlerësua interesi qe kjo zone te pastrohet dhe te krijohen mundësitë për banorët për punimin dhe kultivimin e kulturave bujqësore në zona të caktuara të identifikuara si të rrezikshme dhe te merren veprimet e nevojshme te angazhimit rreth kësaj çështjeje.
Kryetyari i komunës Rufki Suma shprehu respektin e veçantë për FSK-në e cila vetë dy ditë pas parashtrimit të kërkesë gjeti gadishmërin që ti përgjigjet kërkesës së komunës së Hanit të Elezit dhe shqetësimit të banorëve të zonave të rrezikuar në fshatin Dërmjak dhe Neqfc.
Ndërsa Kolonel Skender Hoxha tha se FSK-ja përkatësisht Qendra Koordinuese e Deminit e FSK-së do të jetë e gatshme në përputhje me kapacitet e tyre ti ndërmarr të gjitha veprimet për deminim te zonave te minuara sidomos në raste dhe zona ku drejtpërdrejt vihen në rrezik banorët e atyre zonave.
Në takim u bashkëbiseduan aktivitete e Qendrës Koordinuese të Deminimit të FSK-së në vendin tonë duke e vlerësua gjendjen ende me potencial të lartë të rrezikut të zonave te minuara në shumë pjesë të vendit.
Pas takimit kryetari Suma dhe zyrtarë e Lartë të Qendrës Koordinuese të Deminit të FSK-së vizituan zonat e dyshimta ku do të merren veprimet e deminimit .