Hani i Elezit 18.07.2012
Ministria e Punëve të Brendshme /Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave dhe komuna e Hanit të Elezit nënshkruan ,,Memorandum Mirëkuptimi” për Transferimin e Pjestarëve të Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në kuadër të MPB/AME-së.
Palët nënshkruese të këtij memorandumi e konsiderojnë të domosdoshme dhe bien dakord për koordinimin e veprimeve për transferimin e pjestarëve të shërbimit të zjarrfikësve dhe shpëtimit nga niveli komunal në nivel qendrorë përkatësisht në MPB/AME me qëllim të zbatimit të Ligjit për Zjarrëfikje dhe Shpëtim.
Qëllimi i këtij Memorandumi është transferimi i pjesëtarëve të SHZSH-së nga Komuna e Hanit të Elezit në Njësit profesional të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në kuadër të MPB-së respektivisht Agjencinë e Menaxhimit Emergjent.
Transferimi i SHZSH-së bëhet së bashku me tërë personelin ,pajisjet dhe mjetet e saj nga komuna në MPB/AME si dhe dokumentacioni i shërbimit aktual dhe do të pranohet nga Komisioni i themeluar me vendim të MPB-së për këtë qëllim.
Palët nënëshkruese u pajtuan që në raste emergjente në territorin e komunës ,komuna do të angazhojë NjPZSH-të në koordinim me MPB/AME , ndërsa në raste emergjente kur përfshihen dy e më shumë komuna , atëherë aktivizimin e njësive të SHZSH-ve e bën MPB/AME.
Buxhet aktual i planifikuar nga komuna për shërbimin aktual nga momenti i transferimit e menaxhon MPB/AME.
Memorandumin e Mirëkuptimit e nënshkruan , në emër të Komunës së Hanit të Elezit z. Rufki Suma ndërsa në emër të MPB/AME-së Kryeshefi i AME-së Z. Fadil Kodra.
Zyra për Informim