Zgjidhjet e problemeve janë lajmet më të mira që mund të marrim!
08/08/2024 21:00
Në mes të verës dhe thatësirave, shumë vendbanime kanë hasur në mungesë të ujit të shfrytëzueshëm për amvisëri, ndërsa Komuna e Hanit të Elezit këtë problem e ka të zgjidhur!
Falë përpjekjeve dhe përkushtimit të ekzekutivit komunal, punës së palodhur të departamentit të Shërbimeve Publike, këtë vit çdo shtëpi në qytet ka qasje në sistem të furnizimit me ujë nga fabrika në fshatin Dimcë, si furnizues kryesor i ujit.
Funksionalizimi i fabrikës së ujit, përmirësimi i infrastrukturës bazike të rrjetit të ujësjellësit, vendosja e ujëmatësave nëpër çdo njësi banimi, marrëveshja me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Bifurkacioni”, eleminimi i kyqjeve ilegale, inspektimet e vazhdueshme, e investimet e shumta të institucionit komunal kanë rezultuar me një zgjidhje të një problemi të kahmotshëm!
Gjatë kësaj kohe dhe në këto temperatura, fabrika ka funksionuar në 24 orë, ku gjatë ditës së sotme kapaciteti ka arritur vlerën e prodhimit në 49.7 m3 për orë.
Uji është pjesa më e rëndësishme e përditshmërisë sonë, andaj le të kujtojmë çdo moment kursimin e tij! Të gjithë së bashku, për një të ardhme të plotësuar me elementet thelbësore për jetesë!