Në prag të shënimit të përvjetorit të 25 të rënies heroike të Feriz Guri – Komandant Shpata dhe bashkëluftëtarit të tij, Xhevdet Guri, të rënë heroikisht me 22 prill 1999 në fshatin Gorancë, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në bashkëpunim me Këshillin Lokal të fshatit Gorancë dhe kompaninë ACHRO SHPK, bënë zgjerimin dhe pastrimin e rrugës dhe hapësirës përreth pllakës përkujtimore.
Falënderoj kompaninë ACHRO dhe Këshillin Lokal të Gorancës për angazhimin e tyre të pandalshëm e në veçanti për aktivitetet përkujtimore.