Më datë 03.05.2024, Komisioni i Kuvendit Komunal në Hanin e Elezit për formimin e këshillave të fshatrave mbajti tubimin publik për përzgjedhjen e Kryetarit të Ri të Këshillit të Vendbanimit për zonën Hani i Elezit, Uji i Thartë, Lagjja e Re,Laç dhe Dimcë.
Kryetar i Këshillit të Hanit të Elezit u zgjodh z. Ali Axhami, ndërsa anëtarë të kryesisë u zgjodhën në zëvendësim z. Alban Laçi dhe z.Ardit Kuka.
Me mbledhjen udhëheqi kryesuesja e komisionit znjsh. Natyra Kalisi (Drejtoreshë e Administratës së Përgjithshme) së bashku anëtarët z. Xhevahir Dernjani(Asambleist i PDK-së), z.Sherif Berisha (Asambleist i VV-së), z. Refet Kalisi ( Asambleist i LDK-së), z. Zaim Bela ( Asambleist i AAK-së),z. Visar Hasallari (Pjesë e Shoqërisë Civile ).
Falenderojmë për pjesëmarrjen z. Avni Bushi( Sekretar i Kuvendit) për angazhimin.