Kryetari i komunës së Hanit të Elezit z.Rufki Suma i shoqëruar nga nënkryetari i komunës z.Menduh Vlashi dhe kryesuesi i kuvendit të Komunës z.Qamush Brava, pritën në takim pune z.Ramadan Ilazi Zëvendësministri i Kosovës për Integrime Evropiane.
Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit (MSA) në mes të Kosovës dhe BE-së, dhe procesi i Liberalizimit të vizave ishin temat për të cilat z.Ramadan Ilazi Zëvendësministri i Kosovës për Integrime Evropiane i njoftoi zyrtarët e lartë të komunës së Hanit të Elezit.
Në diskutimin e tij rreth këtij procesi, z.Ilazi tha se Kosova në perspektivën evropiane, gjatë këtij viti është fokusuar në dy çështje shumë të rëndësishme, e ato janë, Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit dhe liberalizimi i vizave, i cili sipas tij këtë vit pritet të përfundoj me sukses.Ai tha se Qeveria e Kosovës në këtë drejtim, ka hartuar Programin Kombëtarë, për zbatimin e MSA-së dokument i cili parasheh të gjitha masat për zbatimin e obligimeve që rrjedhin nga MS në radhë të parë në përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së te zbatimi i tyre, harmonizimi i politikave dhe përvetësimin e standardeve
Me nënshkrimin e MSA dhe hyrjes në fuqi të saj përfitimet për Kosovën me marrëveshjen për stabilizim asocijim janë të shumta jo vetëm në aspektin ekonomik por vetë MSA vendosë marrëdhënie kontraktuale dhe siguron perspektivën tonë evropiane si shtet.
Efektet e MSA-së do të jenë shumë pozitive, sidomos për qytetarët të cilët do të fillojnë të ndjejnë në gjepin e tij kur do të blejë produkte nga Bashkimi Evropian të cilat do të jenë shumë më të lira” tha Ilazi
Zëvendësministri Ilazi po ashtu deklaroi se ky vit është objektiv për Kosovën të përmbylljes së suksesshme të procesit të liberalizimit të vizave.
Ndërsa kryetari i komunës z.Rufki Suma e njoftoi Zëvendësministrin e Kosovës për Integrime Evropiane z.Ilazin lidhur me zhvillimet në komunën e Hanit të Elezi.
Kryetari Suma tha se përkundër shumë rezultateve të cilat janë arritur në zhvillimin e komunës së Hanit të Elezit megjithatë komuna e Hanit të Elezit ka nevojë për ndihma konkrete nga Institucionet Qendrore. Në këtë drejtim kryetari Suma dhe Zëvendësministri Ilazi u pajtuan për bashkëpunim në kuadër të projekteve të IPA-fondeve për bashkëpunim ndërkufitarë.
