Hani i Elezit 12.09.2011
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma priti sot në takim pune Zëvendës Ministrin e Punëve të Brendshme z.Izmi Zeka.
Në kuadër të angazhimeve që është duke i bërë Qeveria e Kosovës për të plotësuar kriteret dhe standardet për të hyrë në procesin e marrëveshjes për liberalizimin e vizave, njëri ndër ta është edhe integrimi i personave të riatdhesuar.
Kjo ishte edhe tema e bashkëbisedimit ndërmjet z.Suma dhe z.Zeka ,duke shtuar se megjithatë integrimin e personave të riatdhesuar duhet marrë edhe si një çështje që na takon edhe realisht të merremi me këtë qështje, pasi që është fjala për qytetarët tanë që për ndonjë arsye do të kthehen ne Kosovë.
Strehimi,socializimi,akomodimi dhe përkrahja e tyre do të jetë obligim institucional e në këtë rast komunat do të jenë ata të parat që do të vihen në ndihmë të gjithë atyre që do të kenë nevojë .
Duke iu referuar edhe rekomandimeve që kanë dalë nga takimet e rregullta për këtë temë në nivel të qeverisë,atëherë roli i zyrës për kthim dhe komunitete duhet të fuqizohet por në të njëjtën kohë edhe të përkrahet ,si nga drejtorët përkatës ashtu edhe nga të gjithë ata që mundë të kontribuojnë në këtë drejtim.
Megjithatë janë disa sfida me të cilën përballen komunat e vogla tha z.Suma, duke shtuar se komuna e Hanit të Elezit ka kapicetete të limituara si njerëzore ashtu edhe buxhetore, por ashtu si edhe komunat tjera ka zyrtarin për kthim dhe komunitete,ndërsa sa i përket zyrës për kthim dhe komunitete komuna e Hanit të Elezit do ti bëjë të gjitha përgatitjet e nevojshme që në afat sa më të shkurtë atë ta vë në funksion .
Në takim gjithashtu u biseduan edhe çështje tjera me të cilën për momentin po ballafaqohet komuna e Hanit të Elezit ,si funksionalizimi i zyrës për regjistrin civil,mungesa e zyrës së punësimit,qendrës për punë sociale,për të cilat z.Zeka u zotua se këto shqetësime do tu përcillen ministrive përkatëse .
Zyra për Informim