Shumë dëshmi për krimet dhe masakrat e kryera ndaj popullsisë civile shqiptare nga ana e pushtueseve Serb zbuluan maskën e planeve antishqiptare gjatë historisë sonë kombëtare.
Njëra ndër masakrat që tmerruan opinionin shqiptarë e më gjerë në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, gjithsesi ishte masakra e kryer në fshatin Bllacë të Shkupit,ku forcat partizane të Brigadës XVI jugosllave vranë 111 civil shqiptarë.
Për ta përkujtuar këtë ngjarje të dhimbshme, e cila ndodhi me 16 nëntor 1944, në vendin Dheu i Bardhe në Han të Elezit është shpalosur pllaka përkujtimore për të shënuar vendin ku ishin pushkatuar mbi 60 Bllacjanë nga forcat partizane të Brigadës XVI jugosllave.
Në aktin e zbulimit të Pllakës Përkujtimore ishin prezent shumë qytetarë nga Bllaca e Republikës së Maqedonis, Hanit të Elezit dhe përfaqësues të institucioneve të Hanit të Elezit.
Në emër të fshatit të Bllacës të pranishmëve iu drejtua z.Rakip Doqi i cili revokoi mbi këtë ngjarje të dhimbshme e cila shënohet si një ndër masakrat më të tmerrshme kundër popullatës civile në mbarim të Luftës së Dytë Botërore. Ai me këtë rast falënderoi edhe institucionet e Komunës së Hanit të Elezit që përkrahën iniciativën për ndërtimin e kësaj pllake përkujtimore.
Ndërsa Kryetari i Komunës Rufki Suma tha se përkujtimi i këtyre ngjarjeve tragjike na bindin me shume se sa te bashkuar duhet te jemi në të drejtat qe na takojnë ne trojet tona historike. Vrasjet e bëra nga forcat e Brigadës së XVI u bënë në emër të likuidimit dhe nuk ka se si të komentohet ndryshe përveç se si një krim kundër njerëzimit. Faktet e dhëna në këtë rast tregojnë qartë për synimet e errëta të krerëve komunistë të asaj kohe.
Në emër të fshatit Bllacë Pllakën përkujtimore e shpalosën z.Muzafer Kovaqi, Nezir Bardhi dhe Enver Amati ndërsa kurorë Lulesh vendosën Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, Rashit Bardhi dhe Rakip Doqi.
Në emër të komunës së Hanit të Elezit buqetë lulesh vendosën përfaqësues të komunës të udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Qamush Brava dhe nënkryetari Menduh Vlashi.
Zyra për Informim