Me kënaqësi ju njoftoj se, në kuadër të iniciativës WiFi4WB, të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë përmes projektit EU4Digital, janë funksionalizuar pikat publike të internetit falas në:
Parkun “Isa Berisha”
Parkun “Bllaca ’99”
Tashmë qytetarët, të rinjtë dhe vizitorët e këtyre hapësirave mund të kenë qasje falas në internet, duke i bërë parqet tona edhe më të qasshme dhe më të përshtatshme për komunikim, punë, mësim dhe argëtim.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit të hapësirave publike dhe krijimit të një komune më moderne dhe më të lidhur.
Falënderojmë Bashkimin Evropian, Qeverinë Gjermane, GIZ dhe Telekomin e Kosovës – Vala për mbështetjen dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti.