Sot pata kënaqësinë të takohem me Florent Tahiraj, Sekretar i NP, dhe Faton Ejupi, u.d Koordinator për pronat, me qëllim të shqyrtimit të mundësive për bashkëpunim me Postën e Kosovës. Në këtë takim, diskutova rëndësinë e madhe që ka bashkëpunimi dhe koordinimi i ngushtë në proceset e përbashkëta që janë në interes të përgjithshëm të qytetarëve tanë.
Gjatë takimit, u informuam për punën dhe aktivitetet e Postës së Kosovës, si dhe për potencialet dhe kapacitetet e tyre për realizimin e projekteve të reja. Ky bashkëpunim synon të sjellë përfitime konkrete dhe zhvillim të qëndrueshëm për komunitetin tonë, duke përmirësuar shërbimet dhe infrastrukturen postare.
Jemi të entuziazmuar për mundësitë që na presin dhe jemi të vendosur të bashkëpunojmë për të realizuar projekte të rëndësishme që do të kenë ndikim pozitiv në jetën e përditshme të qytetarëve të Hani i Elezit.