Vizituam sot SH.M.L. “Dardania” me rastin e “7 Marsit – Ditës së Mësuesit”, ku i përgëzuam për punën e bërë ndër vite për të ofruar edukim, arsimim dhe përgatitje akademike për nxënësit dhe nxënëset tona.
Duke ndjerë mirënjohje për gjithë mësuesit/et e periudhave më të vështira për popullin shqiptar e deri në ditët e sotme, sot dërgoj urimet më të sinqerta për ta dhe familjet e tyre.
Urime 7 Marsi të gjithë mësimdhënësve dhe mësimdhënëseve!