Bashkë me drejtoreshën e DKRS-së, Arbenitën, vizituam nxënësit/et e SHFMU “Kështjella e Diturisë” – Paldenicë dhe SHFMU “Veli Ballazhi” – Gorancë, të cilët po marrin pjesë në aktivitetet e organizuara në kuadër të projektit “Drejt Malit”, ku pjesëmarrësit/et kanë mundësinë të mësojnë sportin e skijimit dhe aktivitete të tjera dimërore.
Në këtë vizitë, kisha kënaqësinë të takohem edhe me përfaqësuesit e sportit shkollor, si dhe mësimdhënësin Bunjamin Berisha, të cilin e falënderoj për angazhimin e tij në këtë projekt, por edhe për aktivitetet e tjera në shkollën ku ai jep kontributin e tij si mësimdhënës, duke ndikuar në ngritjen e kapaciteteve sportive tek nxënësit/et.