Në kaudër të vizitave që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po i realizon me Komunat e Republikës së Kosovës, sot në Komunën e Hanit të Elezit i mirëpritëm delegacionin e KQZ-së të përbërë nga Ilir Gashi dhe Burim Ahmetaj, si dhe Enver Suma nga Komisioni Komunal i Hanit të Elezit, lidhur me zbatimin e Ligjit Nr. 08/L-288 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i miratuar nga Kuvendi në vitin 2023.
Mbështetja e KQZ-së në ushtrimin e funksioneve, respektivisht të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në këto komuna dhe për bashkëpunimin e domosdoshëm me qëllim të zbatimit të përgjegjësive tjera ligjore të Ligjit Nr. 08/L-288 për Zgjedhjet e Përgjithshme, ishin temat që u diskutuan gjatë këtyre takimeve.
Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, komunat janë të obliguara që t’i ofrojnë mbështetje të nevojshme Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në kuptimin e sigurimit të hapësirave për punë, depo për materiale, transport, objektet publike për nevoja të votimit apo ambiente tjera për organizimin e trajnimeve të komisionerëve dhe numëruesve si dhe hapësira për adaptimin e Qendrave Komunale të Numërimit.
Për të gjitha këto tema, ne arritëm mirëkuptimin dhe së shpejti do të bëhet edhe nënshkrimi i një marrëveshje bashkëpunimi mes Komunës dhe KQZ-së.