Hani i Elezit 12.07.2011
Komuna e Vitisë dhe ajo e Hanit të Elezit, janë ndër komunat e para të cilat janë duke punuar në miratimin e planet e veprimit për menaxhimin e mbeturinave komunale dhe mbeturinave tjera. Hartimi i këtyre planeve i cili po mundësohet nga projekti Zvicër – Kosovë, LOGOS, u siguron këtyre komunave një përfshirja më të madhe të lokaliteteve në sistemin e grumbullimit të mbeturinave si dhe një menaxhim më të drejtë të mbeturinave.
Merita Barileva, zyrtare në projektin LOGOS, ka thënë se është shumë me rëndësi që komunat të kenë plane konkrete të miratuara në kuvendet komunale për menaxhimin e mbeturinave, prandaj ekipet punuese të përcaktuara nga komunat për të hartimin e këtyre planeve duhet të kenë parasysh që të hartojnë plane konkrete dhe afatgjate për këtë problematikë. Në komunën e Vitisë, nga sasia e përgjithshme e mbeturinave 49.6 përqind janë mbeturina komunale, 20 përqind mbeturina që mund të riciklohen kurse 20 .4 përqind mbeturina të tjera, prej tyre menaxhohen vetëm 30 përqind. Kurse në Han të Elezit sipas hulumtimeve të bëra 35 përqind janë mbeturina komunale, 16 përqind për riciklim ndërsa 49 përqind mbeturina tjera dhe nuk ka një menaxhim adekuat.
Xhelal Shabiu, inspektor për ambient në Viti, ka thënë se monopolizimi i shërbimeve rreth menaxhimit të mbeturinave në nivel rajonal, po sjell probleme në aspektin e menaxhimit të mbeturinave, pasi krahas këtyre statistikave sipas parallogaritjeve të bëra në terren nga rreth 120 tonë mbeturina komunale dhe inerte në komunën e Vitisë vetëm 11 përqind e tyre menaxhohen. " Me aprovimin e ligjit për menaxhim të mbeturinave i cili është duke u draftuar , me ngritjen e nivelit të bashkëpunimit në relacionin inspektoriat- polici -gjykatë si dhe me avancimin e projekteve për ambient siç janë edhe këto plane pune, mund të përmirësohet gjendja në menaxhimin e mbeturinave ", ka thënë Shabiu..
Kurse Muzafer Dernjani, nënkryetar i komunës së Hanit të Elezit, është shprehur se zgjidhja e problemit të menaxhimit të mbeturinave është një çështje kyçe në çdo komunë, andaj qdo lloj mbështetje që i jepet komunave në zgjidhjen e këtyre problemeve është e mirëseardhur. "Kjo mbështetje që i jepet komunave në hartimin e planeve të punës për menaxhim të mbeturinave ka rëndësi të madhe për komunën e Hanit të Elezit", është shprehur Dernjani.

Zyra për Informim