Hani i Elezit 10.01.2012
Drejtorai e Administratës së Përgjithshme e komunës së Hanit të Elezit për vitin 2011 prezentoi raportin e punës së zyrës për shërbimin e qytetarëve.
Fari Kalisi drejtorë i kësaj drejtorie tha se gjatë vitit 2011 zyra për shërbimin e qytetarëve ka pranuar gjithsej 9200 kërkesa të ndryshme ,prej të cilave 5887 janë kërkesa për zyrën e regjistrimit civil,përkatësisht për Certifikata të ndryshme,si dhe ka bërë regjistrimin ,evidentimin , përcjelljen dhe shpërndarjen e 3313 lëndëve të ndyshme nëpër të gjitha sektorët dhe shërbimet e komunës së Hanit të Elezit.
Zyra për shërbimin e qytetarëve gjatë vitit 2011 ka bërë edhe vërtetimin e 205 kopjeve të dokumenteve.
Të gjitha këto shërbime kanë sjellë edhe të hyra nga taksat e parapara për këto shërbime që rezulton me shumë prej 11.379.oo € të inkasuara për vitin 2011.
Zyra për shërbim me qytetarët gjatë vitit 2011 ka bërë edhe digjitalizimin e punës së tyre duke bërë të mundur shërbime sa më të shpejta për qytetarët si dhe njëkohsisht ruajtjen e tyre në sistemin e arkivimit elektronik.
Duhet të theksohet se në komunën e Hanit të Elezit për dokumentet personale të qytetarëve që plotësojnë kërkesat ligjore për posedimin e tyre ata mund ti marrin menjëherë.
Zyra për informim