Hani i Elezit 08.09.2014
Në një ceremoni inaugurimi në sheshin para objektit të komunës së Hanit të Elezit filloi implementimi i projektit të vendosjes së tabelave të emërtimeve të rrugëve, në tërë teritorin e komunës së Hanit të Elezit.
Të pranishëm në aktin e fillimit të implementimit të këtij projekti ishin kryetari i komunës Rufki Suma dhe Drejtori i DUK-së Miqail Vila.
Kryetari Suma me këtë rast tha se projekti i emërtimit të rrugëve, dhe shpresojmë së shpejti edhe vendosjen e numrave, është projekt shumë i rëndësishëm për adresa dhe të dhëna të tjera që do të jetë një orientim dhe një adresim për të gjithë qytetarët e kësaj komune si dhe për të gjithë të tjerët që vizitojnë komunën e Hanit të Elezi .
Me këtë rastë falënderoj Agjencionin Kadastral të Kosovës dhe Qeverinë Norvegjeze për bashkëpunim shumë të mirë që po rezulton me këtë projekt tha kryetari Suma.
Ndërsa Drejtori i DUK-së Miqail Vila tha se ky projekt është i një rëndësie të veçantë që do të mundësoj plotësimin e të dhënave të secilit person në regjistrin civil dhe sistemin e adresave bashkohore. Drejtori Vila falënderoi Qeverinë Norvegjeze dhe Agjencionin Kadastral të Kosovës për përkrahjen pa rezervë në realizimin e këtij prokjekti. Ai tha se ky projekt është realizuar në bashkëpunim të plotë me komunitetin dhe nga propozimet e tyre kuvendi i komunës së Hanit të Elezit ka miratuar emërtimin e 68 rrugëve në teritorin e komunës së Hanit të Elezit.
Drejtoria e Urbanizmit dhe Kadastrit gjatë përgatitjes së këtij projekti ka respektuar të gjitha kriteret dhe standardet e kërkuara nga Agjencionin Kadastral i Kosovës për emërtimin e rrugëve të cilat do të mbulojnë afër 2000 njësi banesore dhe afariste dhe jemi të bindur se po realizojmë një projekt shumë të dobishëm për qytetarët e komunës së Hanit të Elezit tha z. Vila.
Zyra për Informim