Në komunën e Hanit të Elezit po vazhdon me sukses procesi zgjedhor për këshillat lokale të fshatrave, lagjeve dhe vendbanimeve.
Banorët e Lagjes së Re të fshatit Dimcë dhe Pustenik sot zgjedhën këshillat e tyre lokale të cilët do ti koordinojnë aktivitet e këtyre komuniteteve në katër vitet e ardhëshme.
Këshilli lokal i Lagjes së Re do të ketë 9 anëtarë kurse për kryetarë zgjodhën Nehat Livorekën ndërsa për anëtarë do të jenë;
Nexhmedin Kalisi
Baki Berisha
Berat Rexhallari
Fitim Ballazhi
Xhemshit Hasallari
Besir Thaqi
Xhemil Berisha
Emin Qajani
Fshati Dimcë vendosi që këshilli lokal i tyr të ketë 5 anëtarë ku për kryetarë është zgjedhur Mustaf Shyti ndërsa për anëtarë të këshillit do të jenë:
Rafiz Suma
Shefki Suma
Mitat Suma
Zylkani Suma
Ndërsa fshati Pustenik për të përfaqësuar sa më mirë lagjet e këtij fshati në këshillin e tyre lokal do të ketë 9 anëtarë.
Me vota të mbyllura ata zgedhën për kryetarë Fadil Bravën ndërsa për anëtarë të këshillit do të jenë:
Muhabi Bushi
Ibrahim Brava
Arben Brava
Bekim Bushi
Sejdi Brava
Kasim Bushi
Ilaz Brava
Procesi zgjedhor për këshillat lokale të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane të komunës së Hanit të Elezit përkrahet dhe bashkëfinancohet nga HELVETAS –Swiss Intercooperation -DEMOS

