Hani i Elezit 28.11.2012
Familja Ushtarit të UÇK-së Ismail Berisha nga fshati Gorancë, përveç Ditës së Falmurit, 28 Nëntorin do ta kujtojë edhe për një ngjaje të veçantë.
Atij sot iu dorëzuan çelësat e shtëpisë së ndërtuar me iniciativën e OVL- UÇK-së dega Hani Elezit dhe mbështetur fuqishëm nga Aleanca e Biznesit të Hanit të Elezit dhe Komuna Hani Elezi.
Për të ndarë gëzimin e familjes Berisha në aktin e dorëzimit ishin present Kryetari i Komunës Rufki Suma dhe shumë nga donatorët nga komuniteti i biznesit.
Rexhep Shkreta, në emër të OVL-UÇK-së, falënderoi të gjith ata që kontribuan në ndërtimin e kësaj shtëpie duke theksuar në veçanti komnitetin e biznesit e cila nuk kurseu që kjo shtëpi të ndëtohet sipas planifikimit.
Ndërsa Kryetari i Komunës Rufki Suma tha se gurthemelin e kësaj shtëpie e vendosëm në një ditë të veçantë, me 29 Gusht “Ditën e Dëshmorëve “ dhe po e dorëzojmë po ashtë në një ditë të veçantë me 28 Nëntorin Ditën e Flamurit”.
Ishte iniciativa OVL- UÇK-së dega Hani Elezit dhe vullneti i mirë i komunitetit të biznesit dhe shumë individëve që ndihmuan në mënyra të ndryshme dhe për 90 ditë të ndërtojmë këtë shtëpi.
Urojë që këtë shtëpi ta gëzojë familja Berisha dhe falënderojmë komunitetin e Biznesit për Kontributin e dhënë.Do të marrim këtë shembull dhe këso shtëpi të ndërtojmë edhe në vitet tjera për familjet tjera me nevojë tha kryetari Sume duke deklaruar gadishmërin e Komunës së Hanit të Elezit dhe Komunitetit të Biznesit për këtë iniciativë.
Zyra për Informim