Raporti i Kosovës për indeksin e Konkurrencës në Komuna për dy vite me radhë nxjerrë komunën e Hanit të Elezit ndër komunat më të mira në programin për përmirësimin e mjedisit afarist në Kosovë.
Si në vitin 2011 ashtu edhe në vitin 2012 komuna e Hanit të Elezit radhitet si e dyta duke treguar rezultate shumë të mira në përmirësimin e mjedisit afarist.
Ky raport ishte edhe temë e punëtorisë të organizuar ndërmjet USAID-it, Komunës së Hanit të Elezit dhe komunitetit të biznesit të komunës së Hanit të Elezit për të bërë një vlerësim të këtij raporti por edhe për të dhënë rekomandimet e mundshme se si të avancohen kushtet për themelim dhe veprimtari sa më të suksesshme të bizneseve të reja dhe atyre ekzistuese në komunën e Hanit të Elezit.
Nënkryetari i komunës Muzafer Dernjani, në hapje të kësaj punëtorie tha se, duke i vlerësuar si të arsyeshme rekomandimet e USAID-it dhe komunitetit të biznesit gjatë takimeve të vitit të kaluar, komuna e Hanit të Elezit ka ndërmarrë një varg të masave lehtësuese për të gjitha bizneset që për momentin janë duke operuar në komunën tonë ,në anën tjetër kemi ofruar edhe shumë lehtësira për të gjithë ata biznese të reja duke filluar prej lirimit nga pagesa e taksave për secilin biznes fillestarë dhe ata në varësi prej numrit të të punësuarve që mundë të pranojnë bizneset e reja.
Para të pranishmëve, Raportin për Indeksin e Konkurencës në Komunën e Hanit të Elezit e prezantoi znj Samire Salihu e cila tha se ky raport paraqet një matje të cilësisë së qeverisjes ekonomike lokale lidhur me zhvillimin e sektorit privat dhe krijimin e mjedisit afarist i bërë përmes anketës më të madhe dhe të dytë vjetore në Kosovë të këtij lloji me 3054 biznese nga kompania ,,UBO Consulting”.
Këto informata mundë të përdoren nga ana e investitorëve të huaj të interesuar për të investuar në Kosovë për tu përcaktuar se ku duhet ti fokusojnë investimet dhe të marrin vendime të informuara.
Gjatë takimit u komentuan pjesë të raportit si dhe u dhanë rekomandime të reja për të avancuar edhe me teje me përmirësimin e mjedisit afarist në Komunën e Hanit të Elezit.
Zyra për Informim