Komuna e Hanit të Elezit për të dytin vit me radhë është në top-performuesit më të mirë në Kosovë në kuadër të Programit të USAID-it për përmirësimin e mjedisit afarist.
Në ,,Raportin e Kosovës për Indeksin e Konkurencës në Komuna 2012” (IKK) komuna e Hanit të Elezit rradhitet si e dyta, duke u potencuar si performuese e fuqishme në ofrimin e shërbimeve të nevojshme për pëmirësimin e mjedisit afarist.
Në raportin e publikuar të USAID-it thuhet se ,Kosova është një vend dinamik me institucione krejtësisht të reja dhe një angazhim i konsiderueshëm në të gjithë vendin nga ana e qeverisë kombëtare dhe lokale, si dhe nga komuniteti i madh i donatorëve në reformat e mjedisit të biznesit.
Në renditjen komunale të këtij viti, duke përfaqësuar një kthesë të madhe dhe reformatore, Kamenica u radhit në vendin më të lartë në renditje. Komunat me rezultate të larta nga viti i kaluar, Hanit i Elezit dhe Deçani, kanë mbajtur performansë të lartë.
Indeksi vjetor i Konkurrencës Komunale (IKK) ofron një matje të bazuar në fakte të mjedisit të biznesit në të gjitha komunat në tërë Kosovën, bazuar në përvojat e drejtpërdrejta dhe rrethanat me të cilat përballen bizneset lokale.
IKK paraqet dhe radhit rezultatet e grumbulluara për një komunë të tetë nënindekseve dhe indikatorët e tyre përkatëse,. Këto nën-indekse dhe indikatorë mbeten të njëjtë nga viti i kaluar.
Transparenca 20%
Kostoja kohore e pajtueshmëris 20%
Administrata komunale 15%
Pjesëmarrja & Parashikueshmëria 15%
Infrastruktura komunale 10%
Tatimet & Tarifat 5%
Pengesat për hyrje në Biznese 5%
Shërbimet mbështetëse për Punë & Biznese 10%
Renditja e IKK 2012 paraqet një numër të trendëve unike në mjedisin e biznesit në Kosovë.Kamenica ka kërcyer në pozitën më të lartë këtë vit dhe po ashtu është reformatori më i lartë i vitit.
Hani i Elezit dhe Deçani kanë performansë shumë të mirë për të dytin vit me radhë dhe mbeten gjatë dy viteve si performues të fuqishëm. Aty ku këto komuna kanë shënuar rezultatet veçanërisht të mira kërkon vëmendje dhe dialog me komunat e tjera që potencialisht mund të mësojnë nga sukseset e tyre.
Transparenca është përcaktuar si fluksi në rritje i informacioneve në kohë dhe të besueshme ekonomike, sociale dhe politike në lidhje me ofrimin e shërbimeve qeveritare, dhe politikën monetare dhe fiskale.Nën-indeksi mbi transparencën në mënyrë specifike adreson edhe qasjen në informata si dhe barazinë e qasjes ndaj informacionit nëpërmjet katër indikatorëve të veçantë. Renditjet më poshtë flasin për ndryshim të gjerë në transparence në tërë Kosovën.
Hani i Elezit lëviz lart me performansë më të mire.
Në prezentimin e këtij raporti ku ishin prezentë kryetarë të komunave të Kosovës , z.Slobodan PetrovicZëvendës kryeministri dhe minister I Administrimit të Pushtetit Lokal, si dhe Zyrtarë të Lartë të projektit të USAID-it u tha se duhet të vazhdohet me reformat e nevojshme dhe bashkëpunim I vazhdueshëm I Qeverisë së Kosovës ,komunat dhe palët nga sektori publik dhe privat për të krijuar një mjedis më të mire Ligjorë dhe rregullatorë për ndërmarrjet në Kosovë në mënyrë që të krijohen kushte për rritje ekonomike dhe prosperitet.
Zyra për Informim