Hani i Elezit 28.02.2012
Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma,priti sot në takim pune z. Keith Prenton udhëheqës i njësisë nga Programi i USAID-it BEP( Basic Education Program).
Objektivi i përgjithshëm i Programit të USAID-it ,BEP,është përmirësimi i kapaciteteve institucionale të Qeverisë së Kosovës në sektorin e arsimit dhe përmirësimit të cilësisë së arsimit fillorë tha z.Prenton duke e informuar z.Sumën për qëllimin e këtij takimi.Ky program do të financohet bashkarisht nga USAID-i dhe Qeveria e Kosovës dhe do të implementohet nga FHI Development 360 LLC.
Aktivitetet e BEP-it do të jenë në përputhje me Planin Strategjik për Arsimin në Kosovë, 2011-2016 dhe tendencat arsimore globale dhe standardet e BE-së duke i kontribuar kështu hyrjes së Kosovës në Bashkimin Evropian.
Ky program ka tri komponenta të dallueshme
-Ngritja e kapaciteteve menaxhuese ,përmirësimin e shkathtësive menaxheriale të drejtorëve të shkollave,këshillave drejtuese të shkollave dhe DKA-ve në fushat e planifikimit dhe menaxhimit.
-Përmirësimi i vlerësimit të nxënësve në shkollat fillore në bashkëpunim të ngushtë me MASHT-in
-Reformimi i zhvillimit profesional të mësimdhënësve ,përfshirja dhe përgatitja e tyre për kurrikulën e re të bazuar në kompetenca si dhe kriteret e certifikimit.
Ky program ka për qëllim të ofroj zhvillim profesional dhe të vazhdueshëm me fokus në shkathtësitë relevante dhe zbatimin e teknologjisë informative në proceset arsimore .
Komuna e Hanit të Elezit vitin 2012 e ka shpallur vit të arsimit ,tha z.Suma andaj jemi shumë të gatshëm që të bashkëpunojmë me të gjithë ata që do të jenë në drejtim të realizimit të këtij synimi tonë.
Sigurisht se ajo që prezentuat për qëllimin e programit BEP vetëm sa na inkurajon edhe neve si ekzekutiv që të bashkpunojmë me të gjitha kapacitete tona.Ngritja e cilësisë së arsimit si dhe modenizimi me pajisjet e nevojshme të teknologjisë informative për institucionet tona shkollore është në planet tona pë realizim për vitin 2012,dhe se në këtë rrafshë po hasim në një pikë të përbashkët si me programin e USAID-it – BEP ,por edhe të MASHT-it ,andaj jamë shumë i sigurtë se implementimi i plotë i këtyre projekteve do të rezultojë në përmirësimin e cilësisë së arsimit në komunën e Hanit të Elezit ,
Zyra për Informim