Hani i Elezit 12.07.2011
Sot në Hotel Victori në Prishtin është bërë shpallja e rezultateve të Indeksit të Konkurencës në Komuna për vitin 2011.
Pas prezentimit të rezultateve dhe metodologjisë së Indeksit të Konkurencës në Komuna -Komuna e Hanit të Elezit është radhitur në Top performuesit për vitin 2011 si e dyta në Konkurencë prej 37 Komuna sa ishin të përfshira në këtë hulumtim.
Me këtë rastë kryetarit të Komunës Rufki Suma iu nda një Mirënjohje.
Indeksi i Konkurencës të Komunave të Kosovës për vitin 2011 është një komponent i veçantë i projektit për Përmirësimin e Mjedisit Afarist në Kosovë në kuadër të Agjencisë se Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtarë (USAID/BEEP),i Menaxhuar nga Chemonics International Inc.
Kjo është anketa e parë dhe më e madhe e biznesit e llojit të sajë në Kosovë .
Renditja e Komunave në IKKK ofron një mjet nëpërmjet të cilit politikëbërësit mund të marrin informata të rëndësishme për të cilat Komuna dhe Udhëheqësit në vend demonstrojnë praktikat më të mira në fushën e qeverisjes.
Raporti i IKKK gjithashtu zbërthen në detaje të nën-indekseve specifike duke identifikuar performuesit më të mirë dhe treguesit e qeverisjes.
Duke përdorur vlerësimet individuale të tetë nën-indekseve;
-Transparenca
-Kostoja kohore e përputhshmërisë
-Adminstrata Komunale
-Pjesmarrja ¶shikuesshmëria
-Fuqia punëtore & Shërbimet për mbështetjen e Bizneseve
-Infrastruktura Komunale
-Tatimet &Tarifat
Pengesat ndaj depërtimit të Bizneseve
Dhe duke vlerësuar me 10 pikë maksimale të mundshme për secilin prej këtyre treguesve në një konkurrencë prej 37 Komuna Komuna e Hanit të Elezit radhitet e Dyta pas Komunës së Mamushës.
Zyra për Informim
Zyra për Informim