Hani i Elezit 07.08.2013
Te nderuar qytetarë
Në emër të Komunës së Hanit të Elezit dhe në emrin tim personal, urojë të gjithë besimtarët për përmbushjen e njërit prej obligimeve kryesore të fesë islame, muajin e shenjët të Ramazanit dhe t’ua uroj festën e Fitër – Bajramit, duke e lutur Allahun e Madhërishëm të na ketë pranuar agjërimin, lutjet, ibadetet dhe punët e mira që i kemi bërë gjatë këtij muaji të bekuar në shenjë respekti ndaj krijuesit Fuqiplotë .
Festa e Fitër Bajramit paraqet sakrificën për paqen dhe lumturinë e njeriut. Është ditë e besimit në Zotin, ditë e mirëkuptimit, e nderimit dhe e dashurisë ndaj njëri-tjetrit.
Kryetari i Komunës
Rufki Suma