Hani i Elezit 16.02.2011
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma përgëzon të gjithë qytetarët e Komunës së Hanit të Elezit,Institucionet e Republikës së Kosovës,Familjet e Dëshmorëve dhe Martirëve të lirisë me rastin e Tre Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Sakrifica e popullit të Kosovës në shekuj dhe dekadat e fundit,lufta triumfuese e popullit të Kosovës ,etja për liri dhe demokraci si dhe aspiratat për paqe ,drejtësi dhe barazi me të gjithë popujt e botës demokratike u kurorëzuan me shpalljen e Pavarësisë së Kosovë me 17 Shkurt 2008.
Me vullnetin e popullit shumicë të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme të sigurt në paqe ,tolerancë dhe prosperitet,së bashku me dëshirat më të mira për një të ardhme paqësore dhe prosperuese
URIME 17 SHKURTI DITA E PAVARËSISË
Kryetari i Komunës
Rufki Suma
Me vullnetin e popullit shumicë të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme të sigurt në paqe ,tolerancë dhe prosperitet,së bashku me dëshirat më të mira për një të ardhme paqësore dhe prosperuese