Hani i Elezit 31.12.2011
Të nderuar bashkëqytetarë.
Në këtë festë të fundvitit, kur përcjellim Vitin 2011 dhe hapim fletën e parë të vitit 2012
Ju uroj përzemërsisht :
Gëzuar dhe qoftë i mbarë Viti i Ri 2012 për gjithë bashkëqytetarët e Hanit të Elezit dhe gjithë Shqiptarët ku do që janë. Është çasti kur me urimet tona më të përzemërta u drejtohemi plot dashuri dhe shpresë njëri-tjetrit.
Si bashkëqytetar i juaj ,dua të bashkoj urimin tim, me atë të njerëzve tuaj të dashur, për një vit të ri, më të mirë, më të begatë, më të qetë për çdonjërin prej jush
Uroj që Viti i Ri që fillon t’u fale të gjithëve shëndet, gëzim, mirëqenie,optimizëm, progres e sukses të gjithanshëm.
Kryetari I Komunës
Rufki Suma