Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Hanit të Elezit, të gjithë besimtarëve islam Ju uroj Festën e Kurban Bajramit duke lutur Allahun që me familjarët, farefisin dhe gjithë të tjerët të festojmë bashkarisht, në harmoni të plotë duke haruar dhe lënë anash mosmarrveshjet dhe hidhërimet ndaj njëri-tjetrit.
Lusim Allahun që të gjithë haxhilerëve që gjendene në vendin e shenjët në Mekë të Ju Urojmë kryerjen e Haxhit me lutjet që Allahu të ua pranoj Haxhin dhe të kthehen shëndosh e mirë në familjet e tyre.
Kjo festë e Kurban Bajramit, e reflektimit të marrëdhënieve të secilit individ me Zotin, le të shërbejë si një mundësi që gjithashtu të reflektojmë për punën dhe angazhimet tona, për obligimet që kemi ndaj njëri-tjetrit, familjes, miqve dhe shoqërisë dhe për ndihmën që japim për secilin njeri.
Në këtë ditë të besimit në Zotin, ditë të mirëkuptimit, të nderimit dhe respektit për njëri-tjetrin, të vazhdojmë kultivimin e traditave tona të bazuara në parimet e shoqërisë sonë të respektimit e kujdesit për njëri-tjetrin, të shtrirjes së dorës së mirësisë dhe për të gjitha ata që kanë nevojë.
Kryetari i komunës
Rufki Suma