Hani i Elezit 07.03.2013
Të nderuara nëna dhe motra,
Në këtë ditë të shënuar në emër të komunës së Hanit të Elezit dëshiroj të përcjell urimet më të përzemërta për të gjitha gratë, nënat e motrat tona për festën e juaj.
Sot në këtë ditë, ne të gjithë nderojmë punën e juaj të madhe në edukimin dhe përgatitjen e një brezi të ri, me virtytet më të mira, për të ecur përpara në rrugën e vështirë të jetës.
Të kujtojmë sakrificat e juaja dhe të atyre grave që luftuan krah për krah në luftërat shekullore të popullit tonë për liri e pavarësi.Të kthejmë kokën dhe të kujtojmë ato gra që i dhëne lirisë së Kosovës njerëzit më të dashur të tyre.
Te tregojmë më shumë respekt për punën dhe veprën e juaj, dhe dinjitetin e merituar
Urime festën tuaj të 8 Marsit,paçi qetësi e lumturi gjithmonë në vatrat tuaja familjare.
Kryetari i Komunës
Rufki Suma