Sot, në Komunën e Hanit të Elezit organizova një takim me drejtoreshat, zyrtaret komunale dhe praktikantet në institucionin e komunës, të cilave iu shpreha mirënjohje për punën dhe angazhimin e tyre për avancimin e pozitës së gruas në shoqëri, duke u bërë model shembullor për të gjitha vajzat dhe gratë e tjera.
Zëri i grave në Hanin e Elezit dëgjohet fuqishëm gjatë këtij mandati qeverisës , ku edhe jemi komuna e parë që arrin ta çojë në rreth 60% përfaqësimin e gruas në udhëheqje të drejtorive, përqindja më e lartë deri më tani në Kosovë.
Gruaja është shtylla e shoqërisë!
Urime e gëzuar 8 Marsi!