Me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës, ju uroj të gjithëve këtë ditë të rëndësishme, e cila simbolizon paqen, unitetin dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve evropiane.
Dita e Evropës na rikujton vlerat mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian: demokracia, liria, barazia dhe sundimi i ligjit. Si komunë, ne jemi të përkushtuar që t’i promovojmë këto vlera çdo ditë dhe të punojmë drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët tanë.
Le të angazhohemi së bashku për një të ardhme evropiane, për zhvillim të qëndrueshëm dhe për përfshirje aktive në rrugën tonë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Urime Dita e Evropës!