Hani i Elezit 27.11.2014
Me rastin e 28 Nëntorit ditës së Flamurit Kombëtarë Shqiptarë, Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, uron të gjithë shqiptarët Ditën e Flamurit Kombëtar.
Kjo ditë e bekuar e historisë sonë kombëtare do të mbetet përgjithmonë pika më e shëndritshme e idealeve të popullit, të atyre idealeve të cilat u mbrojtën me flijime të mëdha, u ringjallën fuqishëm, dhe kulmuan më 28 nëntor 1912, me aktin historik të ngritjes së Flamurit në Vlorë dhe Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Me këtë datë përkujtojmë ditëlindjen e Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jasharin, dhe daljen e parë publike të UÇK-së, prandaj kemi më shumë se një arsye që të gjithë ne si komb, më 28 Nëntor të festojmë nën flamurin kuq e zi”
URIME 28 NËNTORI-DITA E FLAMURIT DHE DITA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË