Hani i Elezit 27.11.2013
Me rastin e 28 Nëntorit ditës së Flamurit Kombëtarë Shqiptarë, Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma ju uron të gjithë shqiptarëve Ditën e Flamurit Kombëtar.
Kjo ditë e bekuar e historisë sonë kombëtare është dhe do të mbetet përgjithmonë pika më e shëndritshme e referencës së idealeve të shqiptarizmit, të atyre idealeve të cilat u mbrojtën me flijime të mëdha, u ringjallën fuqishëm, dhe kulmuan më 28 nëntor 1912, me aktin historik të ngritjes së Flamurit në Vlorë.
Të përkujtojmë ditëlindjen e Komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jasharin, dhe daljen e parë publike të UÇK-së, prandaj kemi më shumë se një arsye që të gjithë ne si komb, më 28 Nëntor të festojmë nën flamurin kuq e zi”
URIME 28 NËNTORI-DITA E FLAMURIT DHE DITA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË