Hani i Elezit 08.07.2013
Të nderuar qytetarë të komunës së Hanit të Elezit, besimtarë musliman,
Në emër të administratës të komunës së Hanit të Elezit dhe në emrin tim personal, ju shpreh urimet e mia më të mira me rastin e fillimit të Ramazanit, muajit më të rëndësishëm për besimtarët myslimanë.
Muaji i Ramazanit është muaj i sakrificës dhe i përkushtimit ndaj Zotit.
Uroj që ky muaj të kalojë në paqe, mirëkuptim, harmoni dhe mirëqenie në familjet tuaja.
Me shpresë që All-llahu do ta pranojë agjërimin dhe lutjet tona,Ju dëshirojë agjërim sa më të lehtë.
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit
Rufki Suma