Hani i Elezit 14.10.2013
Të nderuar besimtarë
Në emër të komunës së Hanit të Elezit dhe në emrin tim personal, uroj të gjithë besimtarët, miqtë dhe dashamirët me rastin e festës së Kurban Bajramit, me dëshirën më të sinqertë që në këtë ditë feste të shënuar, të lusim Zotin që kjo festë të shtoj paqen,lumturinë, dashurin dhe respektin për njëri – tjetrin në familjet dhe shoqërinë tuaj.
Festa e Kurban Bajramit është festë e sakrificës, solidaritetit, ditë e paqes dhe dashurisë.
Përgëzimet më të sinqerta gjithë vëllezërve e motrave myslimane që gjenden në qytetin e Shenjët të Mekës në kryerje të Haxhit të lusim Allahun që t’ua pranojë Haxhin, Kurbanin, lutjen dhe ibadetin.
Le të jetë kjo festë shkak që ne t’i kujtojmë ata që kanë nevojë për ne, për të zgjuar ndjenjën solidaritetit , respektit ndaj së vërtetës, ndaj drejtësisë dhe ndaj çdo gjëje që është e mirë dhe njerëzore .