Me rastin e 17-Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, në emrin tim personal dhe të Komunës së Hanit të Elezit ju uroj përvjetorin e Tetë të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Sot shënojmë 8-të vjetorin e pavarësisë së vendit, ngjarje kjo me rëndësi të jashtëzakonshme për kombin tonë.
Në ditët e mëdha si kjo, çdoherë duhet t’i kujtojmë vlerat e mëdha të kombit tone për një të ardhme të ndritur dhe të suksesshme, e cila do të shënojë përmirësim dhe zhvillim më të madh në të gjitha fushat.
Le të kjo ditë, festë e lirisë dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona.
Me urimet më të sinqerta
Kryetari i Komunës
Rufki Suma