Të nderuar qytetarë
Në emër të Komunës së Hanit të Elezit dhe në emrin tim personal, ju uroj festën e Fitër – Bajramit, duke e lutur Allahun e Madhërishëm të na ketë pranuar agjërimin, lutjet, ibadetet dhe punët e mira që i kemi bërë gjatë këtij muaji të bekuar në shenjë respekti ndaj krijuesit Fuqiplotë.
Festa e Fitër Bajramit paraqet sakrificën për paqen, solidaritetit dhe lumturinë e njeriut. Është ditë e besimit në Zotin, ditë e mirëkuptimit, e nderimit dhe e dashurisë ndaj njëri-tjetrit.
Ju urojë paqe, mirësi dhe begati në familjet e juaja.
Kryetari i Komunës
Rufki Suma