Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 7 Marsit-Ditës së Mësuesit Kryetari i komunës z.Rufki Suma vizitoi institucionet arsimore në komunën e Hanit të Elezit.
Kryetari i komunës z.Suma gjatë vizitës në institucionet arsimore në komunën e Hanit të Elezit ka uruar mësimdhënësit për nder të “7 Marsit-Ditës së Mësuesit “si ngjarje me rëndësi të veçantë kulturore në gjitha trojet tona shqiptare.
Ai me këtë rast uroj të gjithë mësimdhënësit duke vlerësuar lartë sakrificat nëpër të cilat kanë kaluar mësuesit tanë dhe shkollat tona në arsimimin e shumë gjeneratave të reja.
Kryeatri i komunës Rufki Suma në shënimin e 7 Marsit-Ditës së Mësuesit urojë në mënyrë të veçantë profesorin Mevlud Dernjani nga Shkolla e Mesme e Lartë “Dardania” i cili është shpallur arsimtari më i mirë i vitit dhe cili ishte kandidate nga komuna e Hanit të Elezit për çmimin “Shaban Jashari” nga Ministri i Arsimit.


