Me rastin e 17-Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, në emrin tim personal dhe të Komunës së Hanit të Elezit ju uroj përvjetorin e gjashtë të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Duke respektuar ngjarjet që ndryshuan rrjedhën historike të vendit tonë, ne sot shënojmë 6-vjetorin e pavarësisë së vendit, ngjarje kjo me rëndësi të jashtëzakonshme për kombin tonë.
Në ditët e mëdha si kjo, çdoherë duhet t’i kujtojmë vlerat e mëdha të kombit tone, t’i kujtojmë sakrificat që na sollën lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Kryetari i Komunës Rufki Suma