Hani i Elezit 16.02.2013
Në vigjilje të kremtimit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në emrin tim personal dhe të Komunës së Hanit të Elezit ua uroj përvjetorin e pestë të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Duke respektuar ngjarjet që ndryshuan rrjedhën historike të vendit tonë, ne sot shënojmë 5-vjetorin e pavarësisë së vendit, ngjarje kjo me rëndësi të jashtëzakonshme për kombin tonë.
Në ditët e mëdha si kjo, çdoherë duhet t’i kujtojmë vlerat e mëdha të kombit tone, t’i kujtojmë sakrificat e Familjeve të Dëshmorëve,Invalidët e Luftës ,Veteranët dhe luftën e lavdishme të UÇK-së që na sollën lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Kryetari i Komunës Rufki Suma