Hani i Elezit 09.12.2011
Të rinjët e Hanit të Elezit të shpërndarë në asociacione e organizata të ndryshme vendosën që nga sot të unifikojnë veprimin e tyre duke themeluar ,,Këshillin e Veprimit Rinorë Lokal’’ të Hanit të Elezit.
Sead Vila nga këshilli inicues tha se themelimi i këtij këshilli do të hapë një mundësi të re të veprimit dhe të përfaqësimit për të rinjët e Hanit të Elezit duke u mbështetur në Ligjet në fuqi për Liritë e Asocimit në Organizata dhe Fuqizimit të pjesmarrjes së rinisë.
Qëllimi i KVRL-së do të jetë përfaqësimi dhe përkrahja e rinisë në politikat vendimarrëse,të kultivojë proceset zhvillimore,të promovojë edukimin shëndetësorë,kulturorë dhe mjedisorë si dhe të drejtat e njeruit në një shoqëri demokratike me synim të integrimit të gjithmbarshëm të rinisë në nivel lokal dhë më gjërë.
Kordinimi dhe shkëmbimi i përvojave me organizatat tjera rinore ,bashkëpunimi me organizatat vendore dhe ndërkombëtare ,fuqizimi i pozitës së rinisë në proceset e vendimarrjes ,do të jetë rruga më e mirë e integrimit të të rinjëve në ndërtimin e një shoqërie demokratike.
KVRL-ja do të marrë për detyrë që të monitorojë institucionet dhe të kontribojë në fushatat vetëdijësuese dhe senzibilizuese duke komunikuar në vazhdimësi me grupe të caktuara me qëllim të avokimit dhe lobimit në arritjen e interesave të sektorit të rinisë në nivel lokal.
Duke përshëndetur këtë iniciativë të rinisë së Hanit të Elezit,nënkryetari i Komunës Muzafer Dernjani, tha se komuna si institucion do të përkrah cilën do iniciativë e cila do të ket si synim avansimin e pozitës së rinisë në proceset demokratikë nëpër të cilat po kalon shoqëria e jonë. Komunës gjithsesi do ti duhen zërat e juaj në proceset e vendimarrjes ,aty ku ju mundeni dhe duhet të ndikoni në politikbërjen e institucioneve .
Këshilli i Veprimit Rinorë Lokal zgjodhi edhe bordin pesëanëtarësh dhë për kryetarë u zgjodh Shenasi Dernjani.
Duhet të theksohet se formimin e këtij organi rinorë të Komunës së Hanit të Elezit e përkrahu Zyra e Regjionale e OSBE-së në Gjilan.
Zyra për Informim