Në kuadër të 29 Gushtit – Ditës së Dëshmorëve, me përkrahje të Komunës së Hanit të Elezit dhe me organizim të Federatës së Mundjes së Kosoves, si dhe në mbështetje teknike të Klubit të Mundjes “Sharri “, u realizua Turneu Ndërkombëtar “Dëshmorët e Kombit ” në sallën sportive të ShFMU “Kështjella e Diturisë” në Paldenicë.
Morën pjesë 35 mundës/e nga Maqedonia Veriore dhe Kosova, ku pas zhvillimit të dueleve, epiteti i mundësit më të mirë të turneut i takoi mundësit Blendi Fanaj nga Hani i Elezit, ndërsa epiteti i mundëses më të mirë te turneut i takoi mundëses Sadije Dura nga Shkupi.
Ndërsa në përmbyllje të shënimit të kësaj dite me vlerë, SHKA “Sharri” organizoi manifestim kulturo artistik me motive kombëtare, duke madhështuar idealin për liri dhe pavarësi.