U realizua Nata e Tretë dhe Finale e Edicionit të Dytë të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar Hani i Elezit 2024, ku çmimet u ndanë me 11 Qershor – Ditën e Çlirimit të Hanit të Elezit.
Në këtë natë performuan 6 ansamble dhe shoqëri kulturore artistike:
1. SHKA “BAJRAM CURRI” – Priishtinë
2. AKV “DEÇANI” – DEÇAN
3. GRUPI POLIFONIK “BILBILAT” – VLORË
4. AAKV “KASTRIOTËT” – FERIZAJ
5. SHKA “SHQIPONJAT” – SARAJ
6. SHKA “MATI” – BURREL
Kjo ishte edhe nata finale, ku pas performimit nga të lartëpërmendurat, juria profesionale e caktuar për këtë Festival, ndau çmime të shumëta, por duke veçuar një çmim i cili jepet nga Kabineti i Kryetarit të Komunës , e që vendosëm që të mbajë emrin “Gafurr Loku – Hero i Popullit”, të cilin e ndau Kryetari i Komunës për SHKA “BAJRAM SHABANI” nga Kumanova.
Çmimet e tjera të vendosura nga juria profesionale, ishin si në vijim:
– Çmimi i parë – SHKA “BAJRAM CURRI” , Prishtinë
– Çmimi i dytë – AAKV “KASTRIOTËT” , Ferizaj
– Çmimi i tretë – SHKA “MALËSORI” , Gjonaj
– Ansambli më autokton – SHKA “BRESANA” , Bresanë
– Kostumet më të mira – AKV “ZËRI I KOSOVËS” , Fushë Kosovë
– Orkestra më e mirë – SHKA “MATI” , Burrel
– Instrumentisti më i mirë – Naser Zeqiri me daulle (SHKA “Anamorava” – Viti)
– Grupi i këngëtarëve më të mirë – SHKA “BAJRAM CURRI” , Krushë e Madhe
– Grupi polifonik më i mirë – SHKA “DUFLLA” , Saraj
– Këngëtari më i mirë – DION MUHAXHERI (AAKV “Kastriotët” – Ferizaj)
– Këngëtarja më e mirë – LUDMILLA BABALLEKU (Grupi polifonik “Bilbilat” – Vlorë)
– Koreografia më e mirë – SHKA “SHQIPONJAT” , Saraj
– Valltarët më të mirë – AKV “DEÇANI” , Deçan
– Dueti i valltarëve më të mirë – RUMJESA SADIKU & EGZON SHABIU (SHKA “Anamorava” – Viti)
– Valltari më i mirë – ENIS MULAKU (SHKA “Shqipet e Drenicës” – Drenas)
– Valltarja më e mirë – SUMEA MAVRIQI (AKV “Zëri i Kamenicës” – Kamenicë)
– Korifeu i Festivalit – FEVZI EBIPI (SHKA “Shqiponjat” – Saraj)
Faleminderit Këshillit Organizativ dhe Artistik të Festivalit, si dhe vullnetarëve për punën e bërë!
Faleminderit publikut që për tre netë me radhë i qëndruan besnikë këtij Festivali!