U realizua ceremonia e ndarjes së çmimit për esenë më të mirë, ku u shpërblyen tre më të mirët!
U realizua aktiviteti edukativ-mjedisor në Han të Elezit, të organizuar nga organizata AMJ-Kosova, ku u mbajtën garat për esenë më të mirë.
Esetë nuk janë thjesht shkrime informuese apo analitike, por ato janë krijime që kombinojnë mendimin kritik me ndjeshmërinë artistike, ku fjala bëhet mjet për të pikturuar ndjenja, për të zgjuar imazhe dhe për të krijuar lidhje emocionale me lexuesin.
Në këto gara, u vlerësua origjinaliteti i idesë, thellësia e reflektimit, përdorimi kreativ i gjuhës, rrjedhshmëria dhe ritmi i shkrimit, aftësia për të prekur lexuesin shpirtërisht dhe estetikisht, ku për këto cilësi morën pjesë nxënësit e të gjitha shkollave të klasave 6-12, dhe tre më të mirët u shpërblyen me këto çmime:
1. Duana Dernjani – vendi i parë
2. Leona Kalisi – vendi i dytë
3. Fatlind Ballazhi – vendi i tretë
Ky aktivitet kishte për qëllim të nxisë kreativitetin e nxënësve përmes të shkruarit dhe të menduarit.